Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Futsales, ka në program ndeshjen më të rëndësishme, përballjen mes dy skuadrave pretendente për titull, Vllazninë kampione në fuqi dhe Tiranën nënkampione.

Sipas kalendarit, kjo ndeshje ishte programuar të luhej në Shkodër, me Vllazninë pritëse, por nisur nga zhvillimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi”, me mirëkuptimin e Tirana Futsal, ndeshja e kësaj faze do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, të shtunën, ora 20:00.
Veriu Sport ka ndjekur prej së afërmi përgatitjet e kuqebluve në prag të kësaj klasike, dhe sipas edhe drejtorit të futsales shkodrane, Arben Xhaferi, skuadra është e karikuar për fitore.
Por, për t’ia arritur një objektivi të tillë, futsala shkodrane shpreson të ketë mbështetjen maksimale të tifozerisë kuqeblu, e cila gjithmonë ka qënë aty, sidomos në një “klasike” të tillë kaq emocionuese.
(Video) Prononcimi i drejtorit të Vllaznia Futsal, Arben Xhaferi si dhe pamje nga seanca stërvitore e Vllaznisë.


