Tirana Futsal – Vllaznia Futsal 2-3(Shënues: Elvis Muça 32’, Kevin Kosova 36’ / Denis Çokaj 11’, Semir Gokaj 30’, Ari Djepaxhia 40’)
Vllaznia Futsal: Fatos Behari, Besfort Gjoklaj, Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Alsid Tafili, Olsi Gjergji, Saimir Hyseni, Alban Bashaj, Ardit Mesi, Denis Çokaj. Trajner Arben Xhaferi
Tirana Futsal: Klodian Rrapi, Elvis Muça, Kevin Kosova,Endrit Kaca, Eraldi Mertiri, Rejdi Koçiu, Klevis Malaj, Ervin Cera, Rigip Degermeni, Insan Murati, Klajvert Gjoka, Miland Prendi, Igli Gjeci. Trajner: Artur Angoni
Gjyqtar: Albano Stolaj, Rigers Dushku
Ndeshja më e rëndësishme e javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të Futsales, Tirana-Vllaznia ka dhuruar spektakël. Një klasike e futsales shqiptare, fati i së cilës është vendosur në sekondat e fundit të ndeshjes, atëherë kur ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, sot pjesë e futsales shkodrane, Ari Djepaxhia tund rrjetën e skuadrës vendase duke shënuar golin e fitores për skuadrën e tij.
Referuar kronikës së takimit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, duhet thënë se fitorja e kuqebluve në këtë takim nisi me golin e shënuar shumë shpejt, që në minutën e 11-të me autor Denis Çokajn. Avantazh ky 0-1 përt Vllanzinë, që megjithë përpjekjen e të dy skuadrave qëndron në fuqi deri në mbyllje të pjesës së parë.
Dhjetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë është Semir Gokaj, i cili me golin e tij dyfishon avantazhin e kuqebluve në 0 me 2. Avantazh ky që duket se i jep sigurinë Vllaznisë, por nga ana tjetër është Tirana që reagon me dy gola të shpejtë me autor Elvis Muça dhe Kevin Kosova, përkatësisht në minutat 32’, 36’ duke barazuar rezultatin në 2 me 2.
Pikërisht, atë herë kur mendohej se e gjithë ndeshja po mbyllej në barazim, vjen perla e Ari Djepaxhirë, i cili në sekondat e fundit të të ghithë ndeshjes, shënon dolin e tretë dhe të fitores për kuqeblutë duke bërë që Vllaznia ta fitojë ndeshjen me rezultatin 2 me 3.
Një fitore përballë skuadrës kampione në fuqi Tirana, që do të thotë shumë për Vllazninë, e cila me përformancën mjaft pozitive që po shfaq në këtë sezon sportiv, duket se është një kandidaturë serioze për fitimin e titullit kampion.
Me ndeshjet e kësaj jave është mbyllur faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Futsales, me Flamurtarin që kryeson me 12 pikë të plotë, i ndjekur nga Vllaznia me 9, Tirana 6, si dhe Partizani dhe Forcat e Armatosura që mbyllin renditjen me nga 0 pikë.
Pas fazës së parë, Federata Shqiptare e Futsales, pritet të nisë ndeshjt për Kupën e Shqipërisë, shorti i së cilës do të hidhet në mesjave.
(Video) Ndeshja, Tirana-Vllaznia 2-3. Kampionati Kombëtar i Futsales, java e katërt.
Gaspër MARKU