Tuesday, December 2, 2025

(Video) Futsal-Vllaznia dhe kampionia e Hollandes,Tigers Roermond, sot ora 20:00, superdueli për vendin e parë në grup

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia e futsales, në cilësinë e kampiones së Shqipërisë të sezonit 2024-25, është pjesë e fazës para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025/26, në grupin B, ndeshjet e të cilit janë duke u zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova” të Tiranës me pjesëmarrjen e katër skuadrave.

Në sfidën e parë përballë kampiones së Malit të Zi, Bajo Pivljanin, edhe pse ishte në avantazh 2-1 me golat e Tafilit dhe Djepaxhisë, Vllaznia Futsal e humbi me rezultatin 4-2.

Përballja e dytë ishte ndaj kampiones së Islandes Isbjorninn, ku falë golave të shënuar nga Kenan Tafiç, Arnes Loloviç, Semir Gokaj, Denis Çokaj, Vllaznia e drejtuar nga Arben Xhaferi e fitoi me rezultatin e pastër 4-0.

Ndërkohë, so në program janë ndeshjet e tretë dhe të fundit që mbyllin konkurimin e grupit B të Tiranës. Ísbjörninn dhe Bajo Pivljanin do të ndeshen në orën 16:00, ndërsa sfida më e rëndësishme e grupit, ajo mes Vllaznia Futsal dhe Tigers Roermond(Holande) është rezervuar për orën 20:00, e cila është përcaktuese për fatin e vendit të parë në grup, e cila fiton të drejtën të vijojë konkurimin në turin e dytë të Champions League.

Sot

Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin, ora 16:00, Tirana Olimpik Park

Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond, ora 20:00, Tirana Olimpik Park

(Video) Përmbledhja e golave të Vllaznisë futsal në dy ndeshjet e para, ato ndaj Bajo Pivljanin(Mali i Zi) 2-4 dhe Ísbjörninn(Islande) 4-0.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img