Vllaznia dhe Tirana, janë dy skuadrat finaliste të Kampionatit Kombëtar të Fustal, të cilat pasditen e së dielës së 18 majit do të luftojnë për titullin kampion të sezonit 2024-2025.
Dy skuadrat në fjalë mbërritën në finale, duke kaluar me sukses ndeshjet gjysmëfinale, ku kuqeblutë eleminuan Flamurtarin me rezultatin 6 me 1 dhe bardheblutë eleminuan Partizanin me rezultain 11-5.
Sfida në fjalë është programuar nga FSHF të luhet pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryqytetit duke nisur prej orës 17:00.
Forma e mirë sportive e prezantuar në gjysmëfinalen ndaj Flamurtarit duke se është një garanci që kuqeblutë e futsalës ta mbyllin me sukses edhe sfidën finale me Tiranën, gjë të cilën e deklaruan në prononcimet e tyre të pas ndeshjes gjysmëfinale, drejtori teknik Arben Xhaferi, kapiteni dhe trajneri Alsid Tafili dhe golashënuesi Besfort Gjoklaj.
Një finale kjo, e cila pritet të shoqërohet me mbështetjen e tifozërisë shkodrane, për të cilët president ii futsales kuqeblu Fisnik Barbullushi dhe stafi i tij kanë vënë në dispozicion autobus falas për të udhëtuar drejt kryeqytetit.
Postimi zyrtar i KF Vllanzia Futsal
Ndeshja finale e Kampionatit Kombëtar të Fustal është ajo kundër Tiranës.
Jemi në momentin kulmor të sezonit dhe kërkojmë më shumë se kurrë mbështetjen e tifozave tonë.
Kemi vendos në dispozicion të tifozave transport për në kryeqytet. Kush është i interesuar të kontaktojë në inbox.
Drejt titullit Kampion!!!
Kryt Nalt!
Nur n’Gjuhadol Vilacasablanca Cliché
(Video) Prononcimet e drejtorit teknik Arben Xhaferi, kapitenit dhe trajnerit Alsid Tafili, si dhe golashënuesit Besfort Gjoklaj.