Tuesday, August 19, 2025

(Video) Gjimnastikë Artistike. Vllaznia shkëlqen me grupmoshat, kampione si ekip me kategorinë 10 dhe 12 vjeçare. Maria Zefi, Merili Islami, Gresa Dragani, kampione individuale në disiplinat përkatëse

Lexo

Kampionati Kombëtar i gjimnastikës artistike i zhvilluar në qytetin e  Shkodrës nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës është dominuar nga ekipi i Vllaznisë. Gjimnastët shkodranë të drejtuar nga kryetrajneri Izmir Kashi dhe kolegët e tij, Shpresa Salja dhe Latif Kashi, kanë shkëlqyer në konkurimin me grupmoshat 9-10 vjeçare dhe 11-12 vjeçare ku u shpall kampione si ekip.

Ndërkohë, në konkurimin individual, figurën më të mirë sportive e bënë gjimnastet Maria Zefi, Merili Islami dhe Gresa  Dragani, të cilat u shpallen kampione në disiplinat përkatëse.

Kampionati në fjalë, ishte gara e parë e vitit 2025 për gjimnastikën shqiptare, ndërkohë që kombëtarja e Shqipërisë, në përbërje të së cilës janë edhe edhe gjimnastet shkodrane, do të konkurojnë në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet muajin e ardhshëm në Kroaci.

Rezultatet teknike të gjimnasteve të Vllaznisë në K. Kombëtar, zhvilluar në Shkodër

Mosha 7-8 vjeç

Lea Qerimaj, vendi i dytë

Hera Mustafa dhe Megi Plavmyzhaj, vendi i tretë

Mosha 9-10vjeç

Maria Zefi, vendi i parë

Amatia Lleshi, vendi i dytë

Mosha 11-12 vjeç

Merili Islami, vendi i parë

Mishela Bitanji, vendi i dytë

Viktoria Simoni, vendi i tretë

Mosha 13-14 vjeç

Klea Marku, vendi i tretë

Mosha +15 vjeç

Gresa  Dragani, vendi i parë

Meshkuj

Mosha 8-9 vjeç

Devis Ndoja, vendi i tretë

Mosha 14-15 vjeç

Eduart Zefi, vendi i dytë

Rezultatet Ekipore

Mosha 7-8 vjeç, vendi i dytë

Mosha 9-10 vjeç, vendi i parë

Mosha 11-12 vjeç, vendi i parë

Trajner: Izmir Kashi, Latif Kashi, Shpresa Salja

Pas përfundimit të aktivitetit, janë prononcuar: kryetrajneri Izmir Kashi, zv.trajnerja Shpresa Salja, si dhe tre sportistet kampione: Maria Zefi, Merili Islami dhe Gresa  Dragani. Intervista këto që mund t’i ndiqnin të plota në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img