Sunday, September 8, 2024

(Video) Grupimi i tifozëve Vllaznit Ultras, mbështet skuadrën kuqeblu në grumbullimin e pragndeshjes, Vllaznia-Tirana. I kërkojnë fitore ndaj bardhebluve!

Lexo

Vllaznit Ultras, është grupimi më besnik që mbështet skuadrën kuqeblu në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë rrethit. Prej vitesh, ato konsiderohen “oksigjeni” i Vllaznisë, pasi me praninë e tyre në shkallët e stadiumit, sidomos në ndeshjet jashtë, futbollistët kuqeblu janë më të motivuar në fushën e lojës.

Padyshim, që edhe në klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim që luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00, me atmosferën që ato krijojnë në stadium, Vllaznit Ultras pritet të luajnë një rol vendimtar në mbështetje të skuadrës.

Por, përpara se të luhet ndeshja, grupimi Vllaznit Ultras kanë udhëtuar mbrëmjen e sotme drejt Barbullushit, aty ku Vllaznia është e grumbulluar në mjediset komode të Gardenland Resort për pragndeshjen, Vllaznia-Tirana.

Pamjet në vidion që shoqëron shkrimin paraqesin krijimin e një atmosfere të grupimit Vllaznit Ultras në mjediset e Gardenland Resort të Barbullushit, në praninë e futbollistëve dhe stafit teknik që kanë lënë hotelin për të mirëpritur ardhjen e tifozëve kuqeblu.

Të pranishëm si gjithnjë në të tilla grumbullime janë edhe drejtuesit më të lartë të KF Vllaznia, me në krye presidentin Alban Xhaferi, me të cilët tifozët shkodranë kanë pasur një bisede të afërt duke diskutuar për emocionet dhe organizimin e pragndeshjes së nesërme, Vllaznia-Tirana.

Ndërkohë, krahas brohoritjeve dhe mbështetjes së skuadrës, përfaqësuesit e grupimit Vllaznit Ultras, i kanë kërkuar kuqebluve që në sfidën ndaj Tiranës, duan vetëm fitore, pasi vetëm ky rezultat do të gëzonte të gjithë tifozërinë shkodrane.

Duke e konsideruar sfidën e së shtunës si një ndeshje shumë të rëndësishme për pozitat e zonës Europiane, apo edhe më lart, Vllaznit Ultras, i kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve shkodranë që t’i bashkohen atyre në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës drejt fitores së klasikes, Vllaznia-Tirana.

(Video) Pamje nga atmosfera që grupimi Vllaznit Ultras bën për ekipin kuqeblu të Vllaznisë në grumbullimin e skuadrës një ditë para klasikes, Vllaznia-Tirana.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img