Wednesday, February 11, 2026

(Video) Hap i gabur i Vllaznisë volej meshkuj. Nuk mjaftojnë 4 të huajt, kuqeblutë munden në shtëpi 0-3 nga Partizani(Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Partizani  0-3(16-25, 14-25, 12-25)

Për Vllazninë e volejbollit meshkuj nuk kanë munguar komentet pozitive gjatë fazës së parë të kampionatit të Superligës, por edhe në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, ku me meritë u kualifikua në gjysmëfinale.

Por, me atë çfar u pa në ballafaqimin e parë gjysmëfinal ndaj Partizanit, paraqitja e kuqebluve është për t’u harruar, jo vetëm nga rezultati humbës 0-3, por edhe nga loja aspak bindëse.

Sfida e luajtur mbrëmjen e së martës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” prezantoi një Vllazni të tjetërsuar në të gjitha komponentët e lojës.

Një paraqitje aspak dinjitoze, e cila nis që në setin e parë, teksa Partizani e fiton me shifrat 16-25. Ndërkohë që pritej një Vllazni ndryshe në setin e dytë, pikeverazhi i Vllaznisë zbret edhe më poshtë, nga 16 në 14.

Dhe, ajo që i vë kapak kësaj mbrëmje “jo” të kuqebluve të rrjetës, është seti i tretë, i cili është edhe më i dobëti i kësaj përballje për të besuarit e trajnerit Artan Kalaja.

Dhe, e gjitha kjo vjen në një moment kur skuadra përforcohet edhe me dy lojtarë të tjerë të huaj duke e çuar në katër numrin e tyre në gjirin e Vllaznisë. Ku, në vend që forca e skuadrës të rritej më shumë nga ajo e mëparshmja, për ironi të fatit ndodh e kundërta duke zhgënjyer në fushën e lojës.

Humbja në shtëpi 0-3 për ndeshjen e parë avantazhon Partizanin që një javë më pas të jetë më afër kualifikimit në finale, gjë që e pohon edhe trajneri i të kuqve, Ylli Tomorri, por  duke mos harruar të kujtojë se Vllaznia ka treguar jo pak herë që është një skuadër që të surprizon, ndaj duhet vlerësuar në maksimum në ndeshjen e kthimit.

Nga ana tjetër, trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, pranon paraqitjen e dobët të skuadrës së tij, ndërkohë që paralajmëron një Vllazni ndryshme për ndeshjen e kthimit duke mos përjashtuar ndonjë surprizë në përmbysje të rezultatit.

(Video) Prononcimet e dy trajnerëve kundërshtar, Artan Kalaja(Vllaznia), Ylli Tomorri(Partizani), Krist Martiro, ndër më të spikaturit e Partizanit në këtë ndeshje, si dhe transmetimin e ndeshjes, Vllaznia-Partizani, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, “Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img