Luajti për dy sezone me Vllazninë ku edhe fitoi trofeun e Kupës së Shqipërisë, por më pas u largua te Partizani ku përgjithësisht gjërat nuk i shkuan fort mirë. Ishte kjo arsyeja, që duke pasur edhe pëlqimin e drejtuesve të Vllaznisë, u bë e mundur që Herald Marku të transferohej nga Partizani te Vllaznia. Lëvizje kjo e cila u realizua vetëm një ditë përpara nisjes së skuadrës kuqeblu drejt Austrisë. Rrethanat e kësaj lëvizje, mikpritjen që ka rigjetur në skuadër, dëshirën që trofeut të Kupës të fituar dy vite më parë me Vllazninë t’i shtojë atë të titullit kampion, si dhe optimizmin për të eleminuar skuadrën rumune, Universitatea Kraiova në turin e dytë të Conferencë League, Marku, i thotë nga Austria ku është duke u përgatitur në gjirin e skuadrës kuqeblu.
(Video-Prononcimi i futbollistit kuqeblu, Herald Marku)