(Video) Historike-KF Shiroka regjistron fitoren e parë zyrtare në K.K. të Kategorisë së Tretë. Skuadra e drejtuar nga Fatmir Axhani mund KF Bulqizen 2-1

KF Shiroka-KF Bulqiza  2-1(Shënues:   4-0(Shënues: Amos Twum 61’, Klaudio Kodra 69’,  /Vilson Mziu

Formacioni i KF Shiroka: Brigert Masinji,  Zaja, Rinor Peku, Nëakëudo, Klaudio Kodra, Gabriel Ogungbire, Mersian Muliu, Aleksander Kometa, Samuel Asllani, Seth Baridoo Vincent, Aminu Umar, Isaac Amponsah, Cyril Ejike Aneke(U aktivizuan: Klevis Bebeziqi, Amos Twëum, Eldrin Çela, Rej Boshti, Nchewi Daniel Micheal). Trajner: Fatmir Axhani, Valmir Kurti

Pas një momenti të parë kur KF Shiroka u zyrtarizua si konkuruese në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, që me të vertetë u konsiderua historike për një skuadër të re të qytetit të Shkodrës e cila niste udhën në familjen e madhe të futbollit shqiptar, kjo e sotmja është një tjetër datë historike për këtë skuadër. Bëhet fjalë për fitoren e parë zyrtare në Kampionatin e Kategorisë së Tretë, datë e cila në ecurinë e viteve së karrieres sportive të këtij ekipi, padyshim që do të ketë vend për tu kujtuar si çdo gjë që ndodh për herë të parë. Një gjë e tillë u regjistrua pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, kur KF Shiroka mundi KF Bulqizën me rezultatin 2 me 1.

Një ndeshje, që në fakt nuk nisi mirë për KF Shiroka, pasi në të katërtën minutë ndëshkohet me golin e miqve të shënuar nga Vilson Mziu. Goli i pësuar ishte e keqja më e vogël, sepse në të 35-tën minutë, shirokasit mbeten me një lojtar më pak në fushën e lojës. Kjo, pasi gjyqtari kryesor, G. Toska ndëshkon me karton të kuq futbollistin me ngjyrë, Isaac Amponsah.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve nga Bulqiza me rezultatin 0-1. Ndërkohë, që e dyta nis furishëm për vendasit, ku duket se në dhomat e zhveshjes kanë marrë sinjalet e duhura nga trajneri Fatmir Axhani dhe kolegu i tij Valmir Kurti. Një pjesë e dytë ku ndiehet pesha e aktivizimit të Klevis Bebeziqit, i cili me përvojën e tij në rolin e mesfushorit në skuadra elite, brenda dhe jashtë vendit, shërben mjaft mirë për kolegët e tij të formacionit.

Ssi rezultat i presionit shirokas nuk vonon dhe del në dritë goli i barazimit, i realizuar në minutën e 61-të nga Amos Twum.

Por, 7 minuta pas barazimit, gjyqtari kryesor Toska do të nxirrte për herë të dytë kartonin e kuq në dëm të vendave. Këtë radhë në drejtim të trajnerit Fatmir Axhani, në këmbim të reagimit që tekniku shkodran pati për një faull ndaj futbollistit të tij, por që për arbitrin ishte e tepërt.

Megjithatë, për të harruar kartonin e kuq ndaj trajnerit Axhani, mendon Klaudio Kodra, i cili një minutë më pas, në të 69-tën, ndez atmosferen në kampin shirokas me shënimin e golit të dytë, që rezultoi të ishte edhe goli i fitores, pasi megjithë përpjekjet e të dy skuadrave, koha e rregullt, përfshirë edhe 4 minuta shtesë të akorduar nga Toska, mbyllet me rezultatin 2 me 1 në favor të KF Shiroka.

(Video) Pamje nga ndeshja e KF Shiroka-KF Bulqiza, 2-1. Kampionati Kombëtar kategoria e tretë, java e dytë. Stadiumi “Reshit Rusi”, 24 nëntor 2024

Gaspër MARKU

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu