(Video) Humbja me Tiranën, trajneri Ernest Gjoka: Rëndohet situata, por Skënderbeu nuk dorëzohet!

“Ndeshja deri diku ishte e barabartë, kjo ndeshje u nda me penallti. Ndoshta mund të ishte dhe për ne më përpara. Kjo ishte ndeshje e rëndësishme për ne, nuk arritëm të dalim ku duhet dhe na fut në probleme nga ana psikologjike.

Nuk mendoj se ndryshuam asgjë. Do vazhdonim në të njëjtat ide si në pjesën e parë. Duhet të bënim maksimumin në sulm dhe për pjesën e dytë.

Ne kemi pasur problematika me Nikajn, që ka qenë jashtë fushës për 3 muaj. Ne po mundohemi të vrasim kohën, t’i marrim maksimumin. Juri është zgjedhje teknike. Ne po mundohemi të marrim më të mirën e grupit.

Rëndohet situata. Mendoj sot u munduam të japim maksimumin dhe nuk do dorëzohemi. Edhe skuadra do japi maksimumin. Ishalla kemi fat dhe marrim edhe ne ndonjë penallti herë tjetër”, tha ndër të tjera trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka.

(Video) Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, flet pas ndeshjes, Tirana-Skënderbeu 1-0. Abissnet Superiore-Java 25-të.

Fatmir POPJA-Elbasan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu