Sunday, November 24, 2024

(Video-Intervista) 91 vjetori i lindjes së ish volejbollistit dhe trajnerit të mirënjohur të volejbollit, Vehbi Sulejmani. Urime profesor, edhe 100 të tjera!

Lexo

Sot ka mbushur plot 91 vjeç, por pas ka lënë një histori të plotë suksesesh më sportin shkodran dhe më gjërë. Bëhet fjalë për Vehbi Sulejmanin, që në fak fillimet i pat me atletiken dhe sidomos futbollin duke spikatur si futbollist i Vllaznisë përkrah Çapalikut, por që shumë shpejt u përqëndrua tek lojrat me dorë duke shërbyer për vite e vite me radhë në sportin e volejbollit.

Krahas kontributit të tij si volejbollist në fushën e lojës, karriera sportive e Vehbi Sulejmanit do të vazhdonte në profilin e trajnerit, ku pjesën më të madhe të viteve e kaloi me ekipet e femrave të Vllaznisë duke nxjerrë nga duart e tij breza të tërë volejbollistesh, të cilat përpos ekipit kuqeblu spikatën edhe në ekipin kombëtar.

Falë kontributimit dhe vlerave të tij në vite si sportist dhe trajner, por edhe si familjar dhe qytetar model, Vehbi Sulejmani do të nderohej me vlerësime të ndryshme, si “Trajner i Shekullit” nga Klubi Vllaznia, “Mirenjohja e Qytetit”,  “Nderi i sportit shkodran” nga Bashkia Shkodër, “Mirenjohje” nga Federata Shqiptare e Volejbollit, etj.

Në respekt të kësaj figure shumë planëshe, Veriu Sport, ka realizuar këtë intervistë të zgjeruar me veterenin e nderuar të sportit shkodran, Vehbi Sulejmani, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTOBE, duke klikuar në linkun që shoqëron shkrimin.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img