Në ndeshjen e kësaj fundjave, Tërbuni-Albanët, takim i fituar nga pukjanët me rezultatin 2 me 1, në radhët e Tërbunit u aktivizua edhe shkodrani Anderson Filipi, i cili si pasojë i një dëmtimi të rëndë e la futbollistin jashtë fushave të futbollit për mbi nëntë muaj me radhë. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, Filipi shprehet i kënaqur për rikthimin, duke qënë i gatshëm të kontribuojë në realizimin e objektivit të Tërbuni, kualifikimin në kategorinë e parë.
Anderson, Tërbuni fitoi tre pikë të rëndësishme ndaj ekipit, Albanët. Cili është komenti juaj për këtë ndeshje?
Ndeshja shkoi mjaft mirë. E kishim përgatitur me kujdes gjatë të gjithë javës. Patëm paksa vështirësi, sepse edhe terreni nuk ishte në cilësinë e duhur, por me forcë dhe cilësi individuale, besoj se e zgjidhëm ndeshjen.
Riktheheni pas një dëmtimi të rëndë ku qëndruat rreth nëntë muaj larg fushës së lojës. Si e shikon vazhdimësinë e skuadrës në vazhdim në realizimin e objektivave që i ka vënë vetes?
Normalisht, që jam i lumtur në radhë të parë për rikthimin tim, sepse po bëj gati një vit larg fushave të futbollit dhe ka qënë pak e vështirë për mua. Por, kam gjetë forcën dhe dëshirë për tu rikthyer në skuadër dhe të kontribuoj për vazhdimësinë. Pse, jo për të tentu dhe realizu objektivin që kemi për kualifikimin në kategoninë e parë.
Në ndeshjen e sotme ndaj Albanëve, Tërbuni pati raste të shumta për ta mbyllur edhe 3-0, dhe përfundimi ishte me fitore 2-1.
Normalisht që të vjen keq për rastet e shumta të humbura, por ndeshja i ka këto. Ne shpresojmë të bëjmë më të mirën, e rëndësishme është që ka volum loje, ka raste. Për ndeshjet e ardhshme do të punojnë edhe më shumë që të mos shpërdorojnë në rastet e krijuara për gol.
Krahas Arsid Temjes, në këtë ndeshje, shënoi edhe Uendi Vecaj, i cili edhe ai në fakt vjen nga një dëmtim. Mendoni që është një forcë plus për skuadrën?
Besoj, se e dimë të gjithë se çfar lojtari dhe çfarë cilësie të mirë ka Vecaj, dhe shpresojmë që sa më shumë të na i shpërblejë në fushën e lojës.
Intervistoi dhe filmoi: Gani PEMAJ