Ballina Futboll (Video-Intervista) Armando Cungu, flet si antar i KE të FSHF-së: Faleminderit për...

(Video-Intervista) Armando Cungu, flet si antar i KE të FSHF-së: Faleminderit për dy presidentët Pashk Laska dhe Alban Xhaferi që më propozuan, mirënjohje për ato që më votuan. Përkushtim në detyrën e re, misioni si trajner nuk do të ndalet

Është shpallur kampion me Vllazninë, më pas, sukseset e Armando Cungut kanë vijuar edhe si trajner, kryesisht me Kukësin dhe Laçin duke kaluar disa ture në Europë.

Dhe, tani vjen një moment tjetër, kur Armando Cungut i besohet të jetë në dhjetëshen e parlamentit të futbollit shqiptar duke u zgjedhur antar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një mission ky shumë fisnik, ku në katër vitet e ardhshme të mandatit të ri, do të ketë mundësinë të kontribuojë për zhvillimet e futbollit shqiptar në ato pozicione që FSHF do t’i planifikojë.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, shkodrani i mirënjohur Armando Cungu shprehet i kënaqur për vlerësim ndaj figurës së tij sportive. Falenderimet e para janë për dy president të futbollit shqiptar, Pashk Laska i Laçit dhe Alban Xhaferi i Vllaznisë, të cilët bënë propozimin në FSHF për kandidaturën e tij, dhe patjetër shumë mirënjohje edhe për të gjithë ato që votuan emrin e tij të përfshihet në dhjetëshen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Vlerësimi për figurën e Armando Cungut, dallohet qartë edhe nga votat që ai ka marrë, ku në mbyllje të proçesit, rezulton të jetë emri i dytë më i votuar nga kandidaturat garuese.

Për këtë Cungu, garanton përkushtimin e tij maksimal për zabatimin me shumë përkushtim të detyrave që do t’i ngarkohen në sektorët e ndryshëm të futbollit shqiptar.

Në këtë këndvështrim, duke qënë se është i vetmi shkodran, por edhe i vetmi verior që ka fituar në listën e KE të FSHF-së, angazhimet e profesor Cungut, patjetër që do të jenë maksimale edhe ndaj qytetit të tij të lindjes si dhe Veriut Shqiptar në përgjithësi.

Ndërkohë, në fund, i pyetur për vazhdimësinë e proçesit të trajningut, Cungu pohon se përqëndrimi kryesor i tij do të jetë në shërbim të Komitetit Ekzekutiv pranë FSHF-së, por kurrësesi nuk e mendon shkëputjen përfundimtare nga detyra e trajnerit, të cilin në varësi të rrethanave, mund të ketë një rikthim të tij në pankinë, pasi, për hirë të së vertetes, ofertat në adresë të tij, nuk kanë munguar, jo vetëm nga skuadra me emër të futbollit shqiptar, por edhe më gjërë.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit shkodran Armando Cungu, tashti në cilësinë e Antarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu