I startuar një vitë më parë në kryeqytet, Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, një kampionat i karakterit amator i dedikuar kryesisht për ata ish sportistë apo të apasionuar pas futbollit që vazhdojnë të ndjekin pasionin e tyre, këtë sezon ka përfshirë edhe rajonin e Shkodrës. Klazër Shkëmbi, përfaqësues i Zyrës Rajonale Shkodër, zyrë e cila kujdeset për organizimin e këtij aktiviteti, vlerëson punën dhe angazhimin që po shfaqin ekipet pjesëmarrëse në garë.
Për më tepër ndiqni videon me intervistën e dhënë nga Klazër Shkëmbi, përfaqësues i FSHF-së, Zyra Rajonale Shkodër.