Monday, January 19, 2026

(Video-Intervista) Nelson Hysa- Marko Vuçeviç, sfida e mirëpritur e 22 janarit në Turneun e Boksit Profesionist

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nelson Hysa-Marko Vuçeviç. Ky është njëri prej dueleve të rëndësishme të Turneut të Boksit Profesionist, i planifikuar për tu zhvilluar me datë 22 janar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke filluar nga ora 17:00. Ballafaqimi në fjalë është i vlefshëm për peshën super të rëndë, sfidë kjo që në fakt ishte planikuar të zhvillohej me datë 27 dhjetor të vitit të kaluar 2022 për llogari të Turneut të Boksit Profesionist “Kosovo Fight Night” të zhvilluar në Pejë të Kosovës, por që nuk u zhvilluar për shkak se boksieri kroat u prek nga virusi Covid 19.

Në këtë mënyrë, me miratimin e Federatës Ndërkombëtare të Boksit Profesionist, sfida në fjalë është spostuar të zhvillohet në Turneun e radhës, atë të 22 janarit 2023 që do të zhvillohet në pallatin e sportit”Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Duke folur për Veriu Sport, kampioni Hysa, bën të ditur se në bazë të përgatitjeve intensive të zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni ka arritur një formë sportive optimale, duke i dhënë besimin e duhur se ashtu si edhe pesë ndeshjet e mëparshme që i ka mbyllur me fitore, edhe në këtë sfidë të gjashtë në boksin profesionist, do të dalë fitues.

(Video) Intervisten e plotë  me boksierin profesionist, Nelson Hysa, mund ta ndiqni në Y0UTUBE, në kanalin tonë Veriu Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img