Friday, November 22, 2024

(Video-Intervista) Rrëfimi interesant i Armando Brojës për “Koha Shtesë” në Info-AlbaniaCom

Lexo

Armando Broja ka dhënë rrëfimin e parë në një media shqiptare. Sulmuesi i Chelsea ishte i ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube dhe i dedikohet Kombëtares, Koha Shtesë, ku ka folur për gjithçka para EURO24 rreth Kombëtares, karrierës së tij dhe kundërshtarëve që do të na presin në Gjermani.

“Anglia më ka thirrur kur isha më i vogël, kam folur me babin dhe familjen. I thashë babit që unë kam qef që të luaj për Shqipërinë, është vendi më afër zemrës time, është vendi ku më ka lindur familja. E kam më shumë afër zemrës, edhe njerëzit që janë aty dhe tifozët. Ishte një zgjedhje që nuk e mendova dy herë.

Kam folur me Kovacic para 2 javësh, ai luan me Kroacinë dhe kemi qenë bashkë te Chelsea. Kemi folur dhe kemi thënë se do të jetë një gjë e bukur. I thashë që urojmë që të fitojmë ne, pavarëissht se do të jetë e Shqipëria. Nuk i thashë që do të shënoj, e mbajta vet këtë dëshirë, kemi qeshur së bashku.

Shqipëria në Botëror? Është padyshim objektivi im, e kam në mendje gjithmonë. Është e madhe jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët që nuk kanë shkuar kurrë në Botëror. Është gjëja më e madhe që mund të bësh si vend. Në Botëror nuk futen të gjitha, por vetëm më të mirat. Ne kishim qenë afër në një rast, por kemi edhe disa shanse të tjera përpara dhe uroj të shkojmë aty, dua të bëj ëndrrën realitet për të gjithë shqiptarët dhe babin”, tha Broja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img