Monday, November 25, 2024

(Video)-Intervista-Shkodrani Redan Bushati, nga Franca në Maratonën e Tiranës. Premtimi për organizimin me miqtë e tij francezë të një Maratone malore në Alpet e Shqipërisë

Lexo

Redan Bushati, është një emër i njohur në Shkodër, jo vetëm me angazhimet e tija si ish drejtues i forumeve studentore, por edhe si ish sportist, fillimisht me futbollin dhe më pas me atletiken. Pasionin për sportin, Redani e vijoi edhe pas zhvendosjes në Francë për studimet pasuniversitare. Madje, angazhimet e atjeshme me atletiken, kryesisht me garat e vrapimeve të gjata, ishin serioze duke fituar edhe trofe. Maratona e Tiranës, ishte angazhimi i radhës për Redan Bushatin, kunkurim të cilin e kurorëzoi me sukses.

Krahas emocioneve të maratonës, Redani flet paksa edhe për aktivitetin e tij sportive  në Francë, duke bërë të ditur se është frekuentues dhe pjesëmarrës i rregullt i kampionateve të atletikes, sidomos atyre të garave të thellësisë.

Ndonëse ka zgjedhur të jetojë në Francë, Redani mban lidhjet e afërta me Shqipërinë dhe sidomos vendlindjen e tij, Shkodrën. Madje, në projektet e tij të afërta është, që së bashku me miqtë e tij francezë të organizoi një veprimtari të përmasave ndërkombëtare me një tip maratone në zonat malore turistike të Shkodrës.

Rasti i Redan Bushatit që vjen nga Franca për të konkuruar në Maratonën e Tiranës, por edhe misioni i tij për të promovuar Shkodrën në Francë dhe më gjërë, duhet përgëzuar dhe motivuar edhe për bashkëqytetarë të tjerë shkodranë që jetojnë jashtë vendit, për të kontribuar sa më shumë për qytetin e tyre të lindjes. Intervistën e plotë në video mund ta ndiqi në kanalin Youtube të Veriut Sport.

(Video) Intervista me shkodranin që jeton në Francë, Redan Bushati, pjesëmarrës në Maratonën e Tiranës)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img