Sunday, November 24, 2024

(Video-Intervista) Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër-FSHF, mbyll sezonin 2023-2024. Kryetari Lazer Matija, i kënaqur për masivitetin dhe cilësinë e zhvillimit të ndeshjeve

Lexo

Me ndeshjen finale mes ekipeve të 13 vjeçarëve, FC Scutari-Atletik Klub Shkodra të luajur në Kompleksin Sportiv “Zmijani”  dhe e mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të Scutarit që u shpall kampion rajonal, është mbyllur sezoni futbollistik për kampionatet rajonale të moshave në zonën e Shkodrës.

Me këtë rast është zhvilluar edhe ceremonia e mbylljes së aktivitetit, ku përfaqësuesit e Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazër Matija, Hysen Zmijani dhe Klazër Shkëmbi, kanë shpërndarë kupat dhe diplomat përkatëse.

Në një intervistë të dhënë menjëherë pas përfundit të aktivitetit, kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazer Matija është shprehur i kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit në përgjithës.

Sipas kreut të SHRF Shkodër Lazër Matija, ky sezon futbollistik është shoqëruar me një masivitet të kënaqshëm në të gjitha grupmoshat, dhe në të njëjtën kohë nuk ka munguar edhe cilësia në ndeshjet e zhvilluara duke evidentuar edhe elementë cilësorë të së ardhmes.

Prononcimin e plotë në video të kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazer Matija, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img