Vllaznia ka mbyllur ditët përgatitore të Sllovenisë, ku përrreth tre javë ishte e instaluar në kampingun e Mariborit. Një periudhë kjo që u shoqërua edhe katër ndeshje miqësore, ndër të cilat tre u humbën dhe një prej tyre u fitua.
Pasditen e sotme, skuadra kuqeblu është kthyer në Shkodër për të vijuar pjesën tjetër të përgatitjes deri ditën e ndeshjes zyrtare të datës 10 korrik, përballë skuadrës letoneze për Konferencë Ligë.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, pak çaste pas mbërritjes në Shkodër, drejtori sportiv i KF Vllaznia, Vioresin Sinani, foli për përgatitjet në Slloveni, ku ndër të tjera ai dhe kolegët e stafit teknik ishin të kënaqur me ngarkesat e marra nga ana e futbollistëve.
Sipas tij, edhe pse ndeshjet miqësore, tre prej tyre janë humbur, nisur nga eksperimentet e trajnerit Martini me disa projekte formacioni nga ndeshje në ndeshje, i kanë shërbyer stafit për të krijuar idenë e fiksimit të titullarëve që do të hedhë në fushë në ndeshjen zyrtare të Konference Ligë me datë 10 Korrik.
Sinani, foli gjithashtu edhe çështjen Gruda, e cila gjatë dy-tre ditëve të fundit ka marrë përmasë jo të vogla në opinionin sportiv për një largim të mundshëm të tijin nga Vllaznia.
Drejtori Sportiv i kuqebluve, pranoi faktin e largimit të Grudës nga kampingu i Mariborit me datë 1 korrik, me pretendimet nga ana e futbollistit që i ka mbaruar kontrata me Vllazninë.
Sipas Sinanit dhe stafit shkodran, ky ishte një largim i çuditshëm i Grudës, pas gjithë ditëve stërvitore me Vllazninë, pjesa e Shkodrës dhe ajo e Sllovenisë, aq më tepër kur tekniku Martini e ka të projektuar këtë futbollist titullar në formacionin kuqeblu.
Ndër të tjera, në prononcimin e tij në video, Sinani, thekson se gjërat do të sqarohen dhe se mbetet me shpresë se Ildi Gruda do të jetë i pranishëm në seancës stërvitore të shtunës, e para në Shkodër pas kthimit nga Sllovenia.
Ndërkohë, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu si Sinani dhe stafi teknik e parashikon duke pasur një Grudë të larguar, drejtuesit e KF Vllaznia, përmes zyrës juridike të klubit kuqeblu do të ndërmarrin hapat ligjorë siç e parashikojnë edhe kushtet e kontratës së Ildi Grudës më Vllazninë.
(Video) Prononcimin e plotë të Drejtorit Sportiv të KF Vllaznia, Vioresin Sinani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU