Paraditja e së shtunës së janarit 2025 ka shënuar ditën e tretë përgatitore të Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit 2024-2025. Pas dy ditëve të para në fushën e kompleksit Hasaj të Golemit, seanca e sotme është zhvilluar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Në progranin e kësaj seance, skuadra ka qënë e ndarë në dy-tre grupe, ku nga njëra anë përgatitësi atletik Aurel Locaj i kushtonte kujdes anës fizike, ndërkohë që në krahun tjetër trajneri Brdariç së bashku me kolegët Sinani dhe Borshi, si dhe trajneri i portjerëve Ideal Lekiqi ishin të përqëndruar ne punën me topin. Në mbyllje të seancës, trajneri Thomas Brdariç ka dhënë intervistën ne parë për vitin 2025, gjatë së cilës foli për rikthimin e një pjesë të të dëmtuarve, merkaton, përgatitjet për sfidën e datës 10 janar me Tiranën, si dhe bllokimin e merkatos së Vllaznisë nga ana e FIFA-s.
Profesor, fillimisht, urime për vitin e ri 2025
Faleminderit shumë! Një urim për të gjithë tifozët, Gëzuar 2025-sen dhe shpresojmë që të kemi një paraqitje sa më të mirë këtë sezon. Është e sigurtë që këtë vit do të punojmë fort për të ecur në rrugën tonë të suksesit, na mbështetni sa më fort sepse të gjithë bashkë do të jemi sa më të fortë, pasi kemi objektiva sa më të mëdhenj. Kemi filluar këto ditë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, dhe lojtarët po rikthehen nga dëmtimi, jo të gjithë, sepse Krymi, Gruda, Qarri, janë akoma jashtë. Deliu, Qato, Gurishta, Jago po stërviten me skuadrën, përfshirë edhe lojtarët e rinj, Mensah, Repaj, Më pëlqën përkushtimi i djemve, atmosfera është shumë e mirë, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ndeshja me Tiranën po vjen shumë shpejt, shpresojmë ta kemi skuadrën e plotë kundra Tiranës.
Dy prurjet e reja, Repaj dhe Mensah, janë Ok nga ana fizike, të gatshëm për skuadrën?
Duhet të jemi të kujdesshëm për to, sepse pjesën tjetër të sezonit nuk kanë luajtur plotësisht. Jemi duke u munduar t’i ingranojmë me skuadrën që t’i kemi të gatshëm për sezonin, por i duhet edhe atyre kohë. Që të kemi opsione, është gjithmomë mirë për një trajner dhe ekipin, por na duhet sa më shumë durim me të dy lojtarët që t’i kemi të gatshëm përgjatë kohës në vazhdim.
Edhe diçka tjetër profesor. Në opinionin mediatik komentohet për një bllokim të merkatos së Vllaznisë nga ana e institucionit të FIFA-s. Ju shqetëson ju ky fakt, apo është zgjidhur nga drejtuesit e klubit?
Nuk është një mesazh i mirë, normal që më shqetëson, por besoj se nga ana e klubit do të rregullohet një gjë e tillë. Nuk është diçka që ka lidhje me mua, por është diçka që më shqetëson dhe që duhet të rregullohet sa më shpejt.
(Video) Prononcimin e plotë në video me trajnerin Tomas Brdariç në intervisten e parë të vitit 2025, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Intervistoi: Gaspër MARKU