Monday, December 23, 2024

(Video-Intervista) Vllaznia basket femra e mbyll me fitore vitin 2024. Trajnerja Medina Mustafa: Jemi në katër më të mirat e kampionatit, përgëzoj vajzat për përformancën e tyre

Lexo

Vllaznia në basketboll për femra i ka bërë një mbyllje mjaft të mirë vitit 2024, teksa në përballjen e javës së dhjetë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë e ka mbyllur me fitore.

Basketbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa mundën Elbasanin me rezultatin 60 me 44, në një ndeshje që ishin dominuese gjatë të gjithë ecurisë së lojës.

Vllaznia fiton periodën e parë dhe të dytë, përkatësisht me shifrat, 16-11 dhe 20-16 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 36-27. Perioda e tretë ka shumë pak pikë, të cilën e fiton Elbasani 7-9, ndërkohë që skuadra kuqeblu bën difeencën në përiodën e katërt duke e fituar atë  17-8 dhe të gjithë ndeshjes me rezultatin e thellë 60-44.

60-të pikët e shënuara nga Vllaznia në këtë ndeshje kanë për protagoniste: Bernada Rreshpja me 18 pike, Anisa Bokrina 15, Melida Hykaj 9, Sara Murçaj 6, Sindi Kryeziu 4, Rumejsa Haka 4, Ingrid Dashja 2, Visara Demaj 2, ndërkohë që përformancë të mirë në këtë ndeshje bëri edhe Isra Dibra, një basketbolliste me perspektive për të ardhmen.

Një fitore kjo, e cila siç pohoi në prononcimin e dhënë për Veriu Sport trajnerja Medina Mustafa, ka rëndësinë e saj, pasi e mban Vllazninë në katër skuadrat më të mira të klasifikimit duke qënë brenda objektivit të klubit. Por, përpos kësaj, me mjaft vlerë është se në fushën e lojës po aktivizohen edhe vajzat e reja 16-17 vjeçare, të cilat japin garanci për vazhdimësinë.

(Video) Prononcimin e plotë dhënë nga trajnerja Medina Mustafa për Veriu Sport, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-Y0UTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img