Friday, November 15, 2024

(Video) IPA, pjesëmarrëse në Olimpiadën Botërore të Malit të Zi. Shkodranët, Zhuri dhe Qershija, përfaqësojnë Shqipërinë

Lexo

Së shpejti në Malin e Zi do të organizohet Olimpiada Botërore sportive e organizatave policore IPA. Në këtë aktivitet të rëndësisë së veçantë merr pjesë edhe organizata IPA e Shqipërisë duke pasur dy përfaqësues nga Shkodra, Ardian Zhuri dhe Besmir Qershija, të cilët më herët kanë qënë sportistë të mirëfilltë.

Ish kampioni dhe rekordmeni i atletikës, Ardian Zhuri i cili prej disa vitesh është pjesë aktive e policisë së shtetit, shpreh kënaqësinë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë olimpiadë.

Sipas Zv.Presidentit të IPA, Ardian Zaganjori, ky është aktiviteti i parë i këtyre përmasave botërore që IPA Shqipëri merr pjesë, por që në vazhdim janë disa projekte ambicioze të shkallës ndërkombëtare.

Zhuri do të marrë pjesë në garën e tij të preferuar, vrapim 400 metra duke pasur synim firimin e medaljes dhe ngritjen e flamurit shqiptar në këtë oplimpiadë.

(Video-Flet Ardian Zhuri, pjesëmarrës në Olimpiadën Botërore të organizatave policore IPA)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img