Judistët e Vllaznisë, në përbërje të të cilëve janë edhe ato të Klub Judo “Anton Shkoza”, vazhdojnë të shkëlqejnë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Suksesi më i fundit është konkurimi në garat e Kampionatit Individual Kombëtar 2025 për të Rritur, Kadet U18 dhe e Kadet U15, të cilat këtë radhë u zhvilluan në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Judo-s.
Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga ish kampioni i Judos, Luigj Shkoza, u përfaqësua nga 14 judistë, mes të cilëve spikatjen më të madhe e kanë bërë Krista Kovaçi,Kasandra Kovaçi, Validia Aliaj, Xhovani Shkoza, Demian Çuni, Gledis Gjoka dhe Alfredo Gjoka, të cilët zunë vendet e para në peshat e tyre duke u shpallur kampion dhe në të njëjtën kohë duke merituar medaljet e arta.
Ndërkohë, një vend i dytë dhe medalje argjendi i takon judistit Markeljan Tanushi, ndërsa një vend i trë dhe medalje bronxi është për Kristian Gjonin.
Rezultatet teknike të judistëve të Vllaznisë në Kampionatin Individual-Tiranë
Për femra të Rritura dhe meshkuj të Rritur
1.Krista Kovaci -63 kg vend i 1-arë
2.Kasandra Kovaci -70kg vend i 1-arë
3.Validia Aliaj +78 kg vend i 1 -arë
4.Xhovani Shkoza -73 kg vend I 1-arë
5-Demian Cuni – 90kg vend i 1-arë
6.Markeljan Tanushi -100 kg vend i 2-të
Kategoria Kadet
1.Glenis Gjoka -66kg vend I 1-arë
2.Alfredo Gjoka -81 kg vend I 1-arë
3.Kristjan Gjoni -73kg vend I 3-të (ndeshja më e fortë në kategorin Kadet )
Kampionati Kombëtar Individual i zhvilluar në Tiranë, ishte njëkohësisht edhe në kuadër të përzgjedhjes së sportistëve elitar për pjesmarrjen e tyre në Kampionate zyrtare ndërkombëtare.
(Video) Pamje nga ndeshjet e judistëve të Vllaznisë në Kampionatin Kombëtar Individual.
Gaspër MARKU