(Video) Jurgen Zela dhe video-analisti i FSHF-së Xhoen Tugu, analizojnë javën e 30-të të Abissnet Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Analizë Superiore” solli në fokusin e saj episodet më interessante të javës së 30-të të kampionatit “Abissnet Superiore” të fundjavës që lamë pas, duke ofruar një këndvështrim më të thelluar dhe të veçantë mbi zhvillimet në elitën e futbollit shqiptar.

Nën drejtimin e Jurgen Zelës dhe me analizën teknike të video-analistit të Federatës së Futbollit, Xhoen Tugu, pesë takimet e luajtura mes të premtes, të shtnës dhe të dielës së kaluar u trajtuan në mënyrë të detajuar përmes analizës taktike dhe statistikore.

Momentet më të rëndësishme të ndeshjeve, disa prej golave të shënuar dhe “stategjithë e trajnerëve” u interpretuan përmes statistikave dhe analizës video, duke krijuar një panoramë më të plotë të javës së 30-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Nga situatat e sfidës Flamurtari – Tirana, momentet përcaktuese të takimit Dinamo City – Elbasani, episodet e përballjes Egnatia – Bylia, rastet e Vora – Teuta dhe deri tek ngjarjet më ineresante dhe golat e Partizani – Vllaznia, morën një një vëmendje e veçantë.

Pas fitores me Partizanin, Vllaznia marshon në krye të renditjes, teksa e bën akoma më interesante garën për Final4, me demat që ndjejnë presionin e Dinamo City-t, e cila pas fitores me Elbasanin e sheh veten 1 pikë larg vendit të katërt. Egnatia mori vendin e dytë pas fitores me Bylisin, ndërsa gara për mbijetesë është maksimalisht e luftuar pas barazimit të Tiranës dhe Flamurtari dhe fitores së Vorës ndaj Teutës.

Emisioni “Analizë Superiore” transmetohet çdo të mërkurë në FSHF TV, në orën 18:00, duke sjellë çdo javë analizë profesionale, statistika dhe interpretim taktik të ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img