Wednesday, August 20, 2025

(Video) Kalimi nga Vllaznia U21 tek U14, trajneri Edmond Doçi: Kënaqësi të punosh me moshat, më herët kam nxjerr shumë talentë që sot janë në ekipin e parë, i njëjti synim edhe këtë sezon!

Lexo

Riorganizimi i Akademisë së Futbollit Vllaznia për sezonin e ri futbollistik e gjen trajnerin Edmond Doçi në një pozicion të ri duke u zhvendosur nga Vllaznia U21 në drejtimin e Vllaznisë U14.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Doçi, flet nisjen e përgatitjeve me ekipin e ri duke nënvizuar përkushtimin maksimal me këtë grupmoshë.

Sipas tij, natyrshëm që një trajner ka dëshirë më shumë të punëojë me moshat e rritura, por, duhet thënë se në aspektin professional, puna me moshat vlerësohet në çdo klub, sidomos jashtë vendit, pasi aty është pika më delikate në përzgjdhjen dhe dhënia e mësimeve teknike dhe taktike për futbollistët e rinj në mënyrë që gjatë kalimit në ekipet më të rritura, të kenë sa më shumë njohuri në këtë drejtim.

Për këtë, ai nënvizon faktin se gjatë karrieres së tij sportive si trajner në Akademinë Vllaznia, ka nxjerrë nga duart e tij disa talent të futbollit shkodran, një pjesë e të cilëve janë aktualisht pjesë e ekipit të pare të Vllaznisë, Në Superioren e Shqipërisë dhe jashtë vendit.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edmond Doçi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img