Vllaznia-Forcat e Armatosura të Tiranës, është ndeshja hapëse e Kampionatit Kombëtar të Futsales për sezonin e ri 2025-2026, sfidë e cila do të luhet pasditen e së dielës së 29 marsit në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 17:00.
Kampionat që nis garën me shumë vonesë, me skuadrat që kanë kohë që përgatiten prej shumë kohësh.
Vllaznia e Futsales e nis si kampione në fuqi, duke pasur si objektiv parësor, rikonfirmimin e titullit edhe për këtë sezon sportiv.
Një gjë të tillë e deklaron në intervistën e dhënë për Veriu Sport, trajneri që njëkohësisht luan në fushë si kapiten i skuadrës, Alsid Tafili.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit dhe njëkohësisht kapitenit të Vllaznisë Futsal, Alsid Tafili mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.


