Megi Doçi, një nga futbollistet më të spikatura të futbollit të femrave në Shqipëri, superkampione me Vllazninë, golashënuesja më e mirë në botë, titullare e ekipit kombëtar, aktualisht kampione e Turqisë me Gallatasarajn, është një fanse e çmendur e Vllaznisë së Superiores së meshkujve.
Në prononcimin e saj në prag të ndeshjes gjysmëfinale të “Final 4”, Megi Doçi përcjell një mesazh mbështetje për futbollistët kuqeblu, ku ndër të tjera thotë: “Titujt kampion që kam fituar me Vllazninë nuk i ndërroj me asgjë. Jam e bindur se futbollistët aktualë kuqeblu do bëjnë çmos për t’i dhuruar Shkodrës titullin kampion pas kaq shumë vitesh mungesë.”
(Video) Prononcimi i futbollistes kampione Megi Doçi në mbështetje të futbollistëve kuqeblu për gjysmë finale me Egnatian