Ashtu si edhe zëvendëstrajneri i Egnatias, Julian Ahmataj, edhe kapiteni i rrgozhinasve, Albano Aleksi është entuziast për rezultat pozitiv në ndeshjen e javës së 35-të që do ta luajnë në shtëpi ndaj Skënderbeut.
“Atmosfera është shumë e mirë, djemtë janë të motivuar, gjatë gjithë javës kemi qenë korrektë në stërvitje dhe stërvitja ka shkuar mirë, pavarësisht dëmtimeve është momenti të kthehemi te tre pikët. Eksperienca ka të bëjë shumë në këtë rast, por çunat janë të mirë dhe kemi grup të mirë në çdo aspekt prandaj nuk është shumë e nevojshme për të motivuar grupin. Presim të marrim maksimumin ndaj Skënderbeut, është momenti të rikthehemi te fitorja dhe me ndihmën e tifozëve mund të kthehemi aty. Ne jemi grup dhe jo individ. Secili ka rëndësinë e vet në ekip dhe do të japë maksimumin për të arritur aty ku duhet, të gjitha repartet janë të rëndësishme në ekip kështu që shpresoj të jemi në rrugën e duhur. Shumë e rëndësishme fitorja, por të kemi vazhdimësinë për të fituar edhe në gjysmëfinalen e Kupës. Ne jemi një familje dhe kështu do të jemi gjatë gjithë kohës, pavarësisht rrethanave të mira apo të vështira, kjo e bën të veçantë. Tifozët janë mbështetja më e madhe, sa kohë janë ata në stadium ne motivohemi më shumë, në fund të fundit ne luajmë për qytetin, për fanellën. Ata mund të jenë të mërzitur për shkak të rezultateve të fundit, por shpresojmë që në fund tju rikthejmë buzëqeshjen”, u shpreh kapiteni i Egnatias Albano Aleksi, në konferencën për shtyp dhënë një ditë para sfidës me Skënderbeun.
(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të Egnatias, Albano Aleksi, në pragndeshjen me Skënderbeun, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.