Saturday, August 23, 2025

(Video) Kapiteni Bekim Balaj: Respekt për Egnatian, por Vllaznia kërkon ta nis me fitore kampionatin!

Lexo

Për kapitenin e kuqebluve, Bekim Balaj, ndeshja e parë hapëse e kampionatit, Vllaznia-Egnatia, e cila luhet mbrëmjen e së së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 20:00, është shumë e rëndësishme. Në konferencën për shtyp dhënë një ditë para ndeshjes, kapiteni kuqeblu, vlerëson kundërshtarin si një skuadër e fortë, por nga ana tjetër shpreh qartë synimet e Vllaznisë për ta nisur me fitore tre pikëshe kampionatin. I pyetur nëse pritet ndonjë gol individual nga ana e tij në këtë ndeshje, Balaj, thotë se më e rëndësishme është fitorja, por nëse vjen së bashku me golin e tij, edhe më mirë.

“Normalisht ndeshja e parë pritet me entuziasëm, përqëndrim maksimal, ndeshja e parë e një sezoni të gjatë, por duhen marrë me radhë, i gjithë fokusi është nesër te Egnatia dhe te 3 pikëshi. Egnatia është një ekip që duhet vlerësuar, është kampionia e sezonit të shkuar, deri diku ka bërë një ecuri të mirë edhe në Europë, por që luajmë në fushën tonë dhe qëllimi është të bëjmë më të mirën. Gjatë sezonit të kaluar që u përballëm me Egnatian ka qenë në baraspeshë, finalja është një histori e shkuar, nis një sezon i ri dhe me besim maksimal. Nuk besoj se ka rëndësi fakti që e nisim sezonin kundër Egnatias, e rëndësishme është fokusi te skuadra jonë, jemi gati. Unë jam lojtar si të gjithë, i njohim ata që janë afruar, pritshmëritë janë të mëdha, por jam i bindur që do të na ndihmojnë shumë. Kënaqësia më e madhe për mua është ta nisim me fitore mbi të gjitha. Vllaznia e nis me pretendime maksimale, ta nisim në mënyrën e duhur, me një mbështetje maksimale nga tifozët në “Loro Boriçi” dhe të jetë një ogur i mbarë për këtë sezon”, tha ndër të tjera, kapiteni kuqeblu, Bekim Balaj.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Edi Martini në Pragndeshjen me Egnatian, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img