Thursday, August 28, 2025

(Video) Kapiteni-Trajneri, Alsid Tafili dhe ulqinaku Arnes Loloviç, premtojnë kualifikimin në Futsal Champions League

Lexo

Vllaznia e Futsal do ta nis aventurën e saj në ndeshjet e paraeliminatore të Futsal Champions League 2025-26 me përballjen ndaj kampiones së Malit të Zi, KMF Bajo Pivljanin. Përpara nisjes drejt kryeqytetit ku institucioni i UEFA-s ka vendosur të luhen takimet e grupit B në Parkun Olimpik “Feti Borova”, trajneri i futsalles shkodrane Alsid Tafili që njëherazi i aktivizuar edhe si kapiten skuadre në fushën e lojës, bën të ditur se kuqeblutë e Vllaznisë kanë zhvilluar një fazë përgatitore model dhe se në duelin me malazezët do të futen në fushë për ta fituar ndeshjen, ndërkohë që së bashku edhe me ndeshjet e tjera të grupit B, ato ndaj Ísbjörninn (Islandë), dhe Tigers Roermond (Holandë), në fund të sigurojnë kualifikimin në grup.

Optimist për një rezultat pozitiv në ballafaqimet europiane shprehet edhe shqiptaro-malazezi,  Arnes Loloviç, i ardhur si përforcim nga ekipi ulqinak.

(Video) Prononcimin e plotë të Trajnerit-Kapiten të Vllaznisë, Alsid Tafili, si dhe të ulqinakut Arnes Loloviç, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img