Kupa e Botes 2024 në sportin e karatesë, e cila po zhvillohet në Itali, ka një të veçantë këtë edicion, pasi për herë të parë një karateiste shqiptare është konkuruese. Bëhet fjalë për talenten lezhjane Mikela Skandaj, nënkampione e Europet, që siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, pas një hezitimi absurd nga ana e Federatës Shqiptare të Karatesë për të pranuar kërkesën e saj për të përfaqësuar Shqipërisë, tashmë Skandaj është përfaqësuese e Kombëtares Italiane në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.
Lajmi bëhet i ditur gazeta Veroneze L’Arena, atje ku Mikela dhe familja e saj jeton prej disa vitesh. Duke i bërë komplimetat e duhura për garat e zhvilluara në Kampionatin Europian që u zhvillua në Poloni, zbuloj edhe kalendarin e Kupës së Botës 2024.
I kontaktur në telefon, babai i talentes lezhiane, Angjelin Skandaj, thotë për gazeten se Mikela është e lumtur që merr pjesë për herë të parë në Kupën e Botës, por thekson se shorti u tregua i pa mëshirshëm duke e hedhur Mikelen në vazon ku marrin pjesë vajzat e grup moshave nga 15 deri 18 vjeçe dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u futur në zonën e medaljeve. Por Mikela Skandaj, nuk ka asgjë për të humbur dhe do të kërkojë të shpalosë vlerat e veta.
Gaspër MARKU