Ka përfunduar Kupa e Botes në karate ku morën pjesë shumë atlete nga vende të ndryshme të Botës, ku për herë të parë, falë rezultateve të shkëlqyera këto vitet e fundit, mori pjesë edhe nënkampionia e Europës, Mikela Skandaj.
Talentja lezhiane konkuroj në dy stile të ndryshme, kata dhe kumite individuale. Në ditën e parë Mikela, fale talentit që zotëron arriti të futet në 8 më të mirat e Botës duke demonstruar formën e saj të shkëlqyer.
Edhe pse konkuroi përballë konkurenteve me moshë më të madhe, pasi shorti e hodhi në grupin e vështirë të moshës nga 15 deri 18 vjeçe, Mikela arriti të grumbullonte 47,6 pikë me një mesatare 8,4 e cila e renditi në vendin e 4 në renditjen përfundimtare.
Por edhe në ditën e dytë, talentja lezhiane dhuroj spektakel duke treguar një përformance të shkëlqyer, gjë që bëri që edhe këtu Mikela Skandaj arrin të futej në 8 më të mirat. Në garën që do ta çonte Mikelen pranë medaljes erdhi edhe çudia më e madhe e këtyre garave.
Konkurentja e saj ishte nje 17 vjeçare italiane dy vite më e madhe se Mikela, me peshë e kg dukshëm më e madhe, e cila stërvitej nga arbitri kryesor i takimit. Por edhe pse kishte diferencë në vite e peshë, Mikela e nisi vrullshëm takimin duke e bombarduar me goditje të shpejta kundërshtaren e saj të cilen e detyroj dy herë rresht të thërriste ndihmen e mjekëve të garës, por arbitri favorizonte sportisten e tij duke mos dhën pikë Mikeles.
Pas protestes që bëri trajnieri i Mikeles, arbitri e barazoj takimin duke e çuar në kohën shtesë. Edhe këtu Mikela demonstroj forcen e saj duke e nxjerr jashtë vijave të fushës kundërshtaren e saj, por edhe këtu arbitri vendosi veten duke e përfunduar kohën shtesë në barazim.
Këtu vjen çudia e madhe kur arbitri anësor ngre lart flamurin e bardhë nga krahu ku ishte Mikela Skandaj për t’i dhënë fitoren asaj, por kryesori e anulon dhe mbas pak minutave shpall fituese sportisten e tij duke i vjedhur haptas medaljen Mikeles.
Sipas vetë stafit teknik të Mikela Skandajt, e gjitha kjo sa ato akuzojnë arbitrin për njëanshmëri në vendimmarrje, vertetohet qartazi në videon më poshtë që shoqëron kronikën, ku arbitri, që më vonë u mësua se ishte trajnieri i kundërshtares së Mikeles, favorizon haptazi sportistin e tij.
(Video) Pamje nga ndeshjet e karateistes lezhjane që përfaqëson Italinë, Mikela Skandaj, në Kampionatin Botëror të Karatesë.
Gaspër MARKU