(Video) Kategoria e Dytë- Grupi A/Besëlidhja në Kategorinë e Parë, një javë para mbylljes së kampionatit. Fitore e rëndësishme për Tërbunin, humbin Shiroka, Veleçiku dhe Basania

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së dytë, ka përballur në stadiumin “Brian Filipi” të Lezhës, Besëlidhjen vendase dhe KF Shirokën mysafire. Një derbi i denjë verior, i cili në fazën e parë dhuroi shumë emocione, teksa sfida e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1.

Por, këtë radhë, Besëlidhja e mbështetur edhe nga tifozëria e zjarrtë lezhjane ka triumfuar me rezultatin e pastër 3 me 0. Kanë qënë golat e shënuar nga Ardit Hila, Emanuel Akansase dhe Flavio Fusha, dy në pjesën e parë dhe një në të dytën që kanë vendosur ftin e këtij takimi në favor të vendasve.

Me këtë fitore, Besëlidhja ngjitet në kuotën e 51 pikëve, plus 6 ndaj Sopotit ndjekës të vendit të dytë, dhe një java para mbylljes së kampionatit shpallet kampione e grupit A duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Një sukses ky i arritur përmes drejtimit të trajnerit shkodran Elvis Plori, drejtorit sportiv Renato Malota, presidentit Pjerin Fusha, zv.presidentit Klaudio Fusha, dhe të gjithë stafit teknik lezhjan, dhe padyshim me protagonistët kryesore të këtij suksesi, futbollistët e këtij ekipi që bënë më mirën e tyre në fushën e lojës.

Ndaj me të drejtë, menjëherë pas fitores, falë edhe atij organizimi model që kishte bërë KF Besëlidhja, shpërtheu festa në radhët e tifozërisë lezhjane, një pjesë e të cilëve vërshyen edhe në fushën e lojës duke përgëzuar skuadrën e tyre kampione.

Nga ana tjetër, me këtë humbje, Shiroka e drejtuar nga trajneri Ardit Mani mbetet në vendin e tretë me 41 pikë, por e siguruar si pjesë e ndeshjeve të fazës Play-Off, me një mundësi tjetër për të kërkuqr realizimin e objektivit të Kategorisë së Parë.

Një fitore shumë të rëndësishme në këtë javë regjistroi edhe Tërbuni i Pukës, i cili duke mundur në shtëpi Naftëtarin 1-0 me golin e shënuar nga Amarildo Karaj është ngjitur në vendin e pestë me 26 pikë duke qënë shumë pranë objektivit për Fazën Play-Off.

Dy skuadrat e tjera të Qarkut Shkodër, Basania dhe Veleçiku, të cilat luajtën në transfertë i kanë humbur ndeshjet e kësaj jave, respektivisht, koplikasit me Luzin e Vogël 2008 4-1 dhe bushatasit me Gramshin 4-0.

Rezultatet e javës së 21-të të Kategorisë së Dytë, grupi A:

Besëlidhja 3–0 Shiroka

8′ Hila, 26′ Akansase, 86′ Fusha

Tërbuni 1–0 Naftëtari

49′ Karaj

Erzeni 1–3 Sopoti

2′ Jata – 6′,  52’Aminu, 62′ Goçi

Luz i Vogël 4-1 Veleçiku

14′ Gjoni, 47′ , 83′ Ebube, 68′ Saliu/ 63′ Banushaj

Gramshi 4-0 Basania

43′ Hasa, 45’+2′, 67′ Ilesanmi, 75′ Adebajo

Adriatiku pushim

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img