Tuesday, December 2, 2025

(Video) Kategoria e Dytë-KF Shiroka fiton 6-1 ndaj Gramshit dhe rimerr kryesimin e grupit A. Basania, humb në shtëpi me Sopotin 0-3

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy skuadrat e qarkut Shkodër, KF Shiroka dhe Basania FC, i luajtën ndeshjet e javë së tetë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, grupi A, në shtëpi.


Një fitore dhe një humbje është bilanci i tyre kur kemi parasysh fitoren e thellë të Shirokës 6-1 dhe humbjen e Basanias 0-3. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi”, shirokasit e dominuan terësisht takimin duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim fitoren me nga tre gola në secilën pjesë të lojës.


Protagonist te kësaj fitoreje janë Flori Leka, Elidon Dukaj dhe Gabriel Olamide, të cilët realizuan nga dy gola secili.

Me këtë fitore, Shiroka e drejtuar nga Matias Tatangelo dhe kolegu i tij, Ardit Mani, rimerr kryesimin e grupit A me 21 pike, e ndjekur nga Besëlidhja me 19 pike.


Nderkohë, ndeshja e luajtur ne fushen sportive te Bushatit ne mes Basanias vendase dhe Sopotit mysafir i mbyll me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 0-3. Autorë të golave për Librazhdasit janë Ramushi, Myslimi dhe Eyoh.

Me këtë fitore, Sopoti mban vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa Basania eshte e teta me 6 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja KF Shiroka-Gramshi 6-1, si dhe prononcimet e trajnerit Matias Tatangelo dhe golashënuesit Flori Leka.

Gaspër Marku


 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img