Wednesday, November 19, 2025

(Video) Kategoria e Dytë. Spikasin fitoret në transfertë të dy kryesueseve të grupit A, Besëlidhja dhe Shiroka ndaj Tërbunit dhe Basanias

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e pestë e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi A ka dhuruar plot 25 gola, 17 në grupin A dhe 8 në një takim të grupit B.

Spikatjen më të madhe në grupin A e kanë bërë Besëlidhja dhe Shiroka, të cilat kanë fituar në transfertë duke arritur të mbajnë pozitiat kryesueseve të dy vendeve të para.

KF Shiroka, e drejtuar nga Tatangelo-Mani, mundi në transfertë Basanian FC me shifrat e thella 0 me 4.

Fitorja e shirokasve i mban ato në vendin e dytë të renditjes me një pikë pas Besëlidhjes kryesuese, e cila nga ana e saj edhe ajo kaloi një provë shumë të fortë duke fituar në transfertë me Tërbumin e Pukës me rezultatin 0 me 2.

Në takimet e tjera të grupit A, një fitore shumë të rëndësishme realizoi edhe Sopoti duke mundur në shtëpi Adriatikun 4-1. Një tre pikësh ky që i mban librazhdasit në vendin e tretetë 10 pikë.

Erzeni i katëreti në renditje me 7 pikë fitoi në fushën e tij ndaj Luzit 2008 me rezultatin 2 me 0.

Naftëtari, i cili ndan vendin e pestë dhe të gjashtë me Luzin 2008 në kuotën e 6 pikëve mundi në shtëpi Naftëtarin me rezultatin 3-1.

Gramshi, Tërbuni, Veleçiku dhe Basania ndajnë vendin e shtatë, tetë, nëntë dhe dhjetë me nga katër pikë, ndërkohë që Adriatiku dhe Valbona mbyllin tabelën në vendin e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë me 1 dhe 0 pikë.

Në grupin B të Kategorisë së Dytë u luajt vetëm një ndeshje, ajo mes Bylisit dhe Devollit u mbyll me fitoren e thellë të ballshiotëve me shifrat 5-3. Takimet e tjera të këtij grupi do të luhen të martën.

Rezultatet e javës së pestë të Kategorisë së Dytë

Grupi A

NAFTËTARI 3-1 VELEÇIKU(18′ Godoi, 44′ Malaj, 71′ Vrapi/ 47′ Shekaj (P))

BASANIA 0-4 SHIROKA(35′ , 93′ Tarek, 63′, 72′ Ogungbire)

SOPOTI 4-1 ADRIATIKU(8′ Amoumane, 82′ Ukaj, 84′ Aminu, 88′ Ejoh/ 14′ Kanapari)

ERZENI 2-0 LUZI 2008(33′ Dikson, 76′ Duraku)

TËRBUNI 0-2 BESËLIDHJA (51′ Raboshta, 60′ Akansase)

Grupi B

BYLIS B 5-3 DEVOLLI(14′ Beluli (AU), 15 Ysolliu, 26′ Emini, 58′ Hodo, 80′ Animasahun/ 62′ Xhambazi, 70′ Ivani, 88′ Kapllani)

(Video) Pamjet nga ndeshja e grupit A, Basania FC-KF Shiroka 0-4, si dhe prononcimet e trajnerëve kundërshtarë, Dervish Haxhiosmanoviç dhe Matias Tatangelo, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img