Wednesday, February 5, 2025

(Video) Kategoria e Dytë-Të shtunën, ora 13:00, Basania-Adriatik, në fushën sportive të Bushatit. Trajneri Erjon Mani: Basania kërkon fitore. Objektivi kategoria e parë!

Lexo

Të shtunën e 24 janarit 2025, ora 13:00, në fushën sportive të Bushatit luhet ndeshja e parë e fazës së dytë për Kategoria e Dytë të futbollit shqiptar, grupi A, në mes Basania vendase dhe ekipit Adriatik mysafir.

Trajneri Erjon Mani, i cili që prej fundit të vitit të kaluar, ka marrë drejtimin e Basanias së bashku me kolegun e tij Marjo Kola, është optimist për një fillim të marë vitit.

Gjatë kësaj jave, Klubi i Futbollit Basania ka qënë aktiv në merkato duke zyrtarizuar shumë futbollistë, shkodranë, por edhe të huaj, gjë për të cilën trajneri Mani shprehet i kënaqur me plotësimin e organikës së ekipit. Gjithësesi, ai bën të ditur se për monentin, ai e ka të fiksuar grupin me të cilin do ta nis fazën e dytë që në startin e parë të përballjes me Adriatik.

Basania, një ekip i ri, me vetëm katër vite eksperiecë, nga kampione e kategorisë së tretë, tashmë në të dytën kërkon të ngjitet më lart për t’u kualifikuar në kategorinë e parë.

Në vijim, trajneri Mani flet edhe për raportet e mira që ka me presidentin  Ermir Shimaj, për të cilin thotë se ia ka plotësuar të gjitha kushtet skuadrës, e cila në këtë pjesë të dytë të sezonit është e mobililizuar për t’i shkuar deri në fund objektivit për kualifikimin në kategorinë e parë.

 (Video) Prononcimin e plotë në video të trajner i KF Basania Erjon Mani në Kategorinë e Dytë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img