Flamurtari-Vora 3-0(Shënues: Oshafi 38’, Ememe 72’, Pjeshka 80’)
Flamurtari mposht me rezultatin 3-0 Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë. Vlonjatët marrin tre pikë të arta përballë një rivali direkt në sfidën që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Golat e Oshafit, Ememes dhe shkodranit Denis Pjeshka i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës së Agostinelit në duelin ndaj rivalëve direkt të Vorës, të cilët vinin pas 2 fitoresh radhazi.
Pas ndeshjes kanë folur për mikrofonon e RTSH-së, të dy trajnerët kundërshtarë, ku ai i Flamurtarit Andrea Agostineli u shpreh i kënaqur për paraqitjen duke garantuar ecurinë e suksesshme drejt kapjes së vendit të parë në renditje, ndërkohë që nga ana tjetër trajneri i Vorës, Arjan Belaj ishte i zhgënjyer pa masa nga skuadra e tij.
(Video) Prononcimet e trajnerëve Agostineli dhe Bellai dhënë për për emisionin “Super Gol” në RTSH.