KF Shiroka-Besëlidhja, është kryendeshja e javës së dhjetë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë.
Dy skuadra që vijnë në këtë janë si kryesuese me pikë të barabarta, por me lezjanët në vend të parë në sajë të golaverazhit.
Shiroka debutuese e konsideruar si surpriza e kategorisë së dytë, ka bërë një rrugëtim fantastik ku përpos humbjes në shtëpi me Luzin 2008 për javën e parë, realizoi shtatë fitore radhazi duke u ndalur vetëm në javën e nëntë kur barazopi 1-1 në transfertë me Tërbunin e Pukës.
Në krahun tjetër, edhe pse e formatuar me vonesë, skuadra lezhjane Besëlidhja me trajnerin shkodran në pankinë dhe një kontigjent futbollistësh me përvojë me në krye Arsid Krujën, i shpallur sezonin e kaluar në 11-mbëdhjetëshin më të mirë të Superiores, bëri një përformacë shumë të mirë nga java në javë, ku e fundit regjistroi shifrat 10-0 ndaj Adriatikut 2012.
Në pritje të kësaj supersfide, shirokasit e drejtuar nga dyshja Matias Tatangelo-Ardit Mani ka zhvilluar paraditen e sotme seancen e fundit stërvitore anti-Besëlidhja, ku skuadra e është shfaqur e karikuar për të dhënë më të mirën në sfidën e nesërme.
Duke folur për Veriu Sport, Zëvendëskapiteni i Shirokës Oltion Drabeja e ka vlerësuar këtë duel si shumë të rëndësishëm duke pasur bindjen se të dyja skuadrat do të japin më të mirën e tyre në fushën e lojës për të kënaqur tifozëritë e dy kampeve përkatëse.
I pyetur për një parashikim të rezultatit, Drabeja, shprehet se respektojmë vlerat e kundërshtarrit, por nga ana tjetër ka besim se fituese del Shiroka.
(Video) Prononcimin e plotë të Zëvendëskapitenit të Shirokës Oltion Drabeja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



