(Video) KF Shiroka, humb shanset për Kategorinë e dytë, por kapiteni Oltion Drabeja, shpreson akoma! Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Tretë.

Humbja e Shirokës me ekipin Futboll Eagle për javën e 12-të në është shoqëruar me një pesimizëm në kampin e kësaj skuadre, pasi pozicionimi në vendin e tretë e vështirëson shumë kualifikimin në kategorinë e dytë. Një gjë të tillë e thekson edhe kapiteni Oltion Drabeja, në pronoincimin e dhënë për mediat.

Megjithatë, edhe pse ka jo pak vështirësi në realizimin e objektivit, kapiteni Drabeja thotë se akoma nuk është mbyllur asgjë.

Në pritje të ndeshjeve të javës së 13-të të, e parafundit për fazën e dytë të kampionatit, të cilën Shiroka do ta luajë në transfertë me Klosin këtë fundjavë, tabelën e klasifikimit për grupin A të kategorisë së tretë e kryeson Futboll Eagle me 28 pikë, i ndjekur nga Partizani B dhe Shiroka, përkatësisht me 26 dhe 22 pikë.

(Video) Prononcimin e plotë të kapitenit të KF Shiroka, Oltion Drabeja, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu