KF Shiroka-Sopoti 1-0(Shënues: Gabriel Olamide 90+3’)
Formacioni i KF Shiroka: Endri Lujkaj, Rinor Peku, Oltion Drabeja, Flori Leka, Klevis Bebeziqi, Gabriel Olamide, Erion Vucaj, Kunavdo Keneeth, Elidon Dulaj, Samet Ruçi, Klejdi Dibra(U aktivizuan: Rigers Xhahysa, Brilant Hasaj, Rigers Musaraj). Trajner: Matias Tatangelo
Një nga ndeshjet më interesante të javës së gjashtë të Kampiontit Kombëtar të Kategorisë-Grupi A, ishte ajo e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” në mes KF Shiroka vendase dhe Sopotit të Librazhdit mysafir, një nga skuadrat pretendente për kategorinë e parë. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat kishin objektiv fitoren tre pikëshe.

Referuar takimit në fjalë, 90-të minutët e kësaj ndeshje kanë qënë shumë të luftuara nga të dyja skuadrat. Përballë një skuadre me përvojë të drejtuar nga një trajner i njohur si Rrahman Hallaçi, Shiroka e drejtuar nga dyshja Tatangelo-Mani, ia arriti objektivit për të marrë fitoren me një gol të shënuar në sekondat e fundit të shtesës përmes nigerianit Gabriel Olamide.
Festë në fushën e lojës, duatrokitje në tribunën Vip, aty ku kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e presidentit të Shirokës, Ergi Axhani, dhe në vijim një festë e çmendur nga kampi i Shirokës edhe në dhomat e zhveshjes.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Shirokën në gjashtë javë kampionat ku me 15 pikët e grumbulluara është vendin e dytë me një pikë më pak sesa Besëlidhja e cila dje fitoi në transfertë me Veleçikun 0-3.
(Video) Pamje nga ndeshja në fjalë, si dhe prononcimet e trajnerit Matias Tatangelo, autorit të golit të fitores, Gabriel Olamide, si dhe portjerit Endri Lujkaj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



