Thursday, January 30, 2025

(Video) KF Shiroka në “top formë”. Pas fitoreve në miqësore me Veleçikun(5-1), Tërbunin(3-0), Olimpik Shkodra(3-0), vjen edhe fitorja 4-2 me Vllazninë e Superligës U21

Lexo

Vllaznia U21-KF Shiroka  2-4(Shënues: Arval Maliqi(2)/ Isac Amponsah, Mersian Mulia, Elidon Dulaj, Seid Çela)

Periudha përgatitore dimërore në prag të nisjes së fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Tretë, po shfrytëzohet në mënyrën më të mirë për ekipin e KF Shiroka. Krahas plotësimit të të gjitha kushteve të duhuara nga ana e presidentit Ergi Axhani, trajneri i ri  italo-argjentinas Matias Tatangelo, ka pasur mundësinë në testojë skuadrën në disa ndeshje miqësore.

Kështu pas tre miqësoreve të mëparshme të fituara që të gjitha nga Shiroka, 5 me 1 ndaj Veleçikut dhe 3 me 0 ndaj dy skuadrave të kategorisë së dytë, Veleçiku dhe Tërbuni, si dhe po 3-0 ndaj skuadrës rivale të grupit A të Kategorisë së Tretë, Olimpik Shkodra, ditën  e djeshme ka ardhur edhe fitorja e radhës.

Këtë herë KF Shiroka kishte përballë Vllazninë U21, skuadër e cila konkuron në Superligën e kësaj grupmoshe. Edhe pse në formacionin e Vllaznisë U21 kishte lojtarë të ekipit të parë , Klubi i Futbollit Shiroka arriti ta mbyllë me fitore edhe këtë ndeshje miqësore me rezultatin  4 me 2.

Pjesa  e parë mbyllet me fitoren e shirokasve me rezultatin 3 me 1, ku fillimisht shënoi Isac Amponsah për KF Shirokën duke u barazuar pak minuta më pas nga Arval Maliqi për Vllazninë U-21 përmes pikës së penalltisë. Në minutat në vazhdim të pjesës së parë, Shiroka shënon edhe dy herë të tjera me autor Mersian Mulia dhe Elidon Dulaj duke e mbyllur pjesën e parë 3-1 në favor të saj.

45 minutëshi i dytë regjistron nga një gol në secilen portë, fillimisht është  Seid Çela që e çon në 4 me 1 avantazhin për KF Shirokën, ndërkohë që një penallti tjetër e akorduar nga gjyqtari kryesor Agron Kastrati në favor të Vllaznisë U21 dhe e shndërruar në gol nga Arval Maliqi, bën që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e KF Shiroka me rezultatin 4 me 2.

Me këto katër fitore radhazi ndaj ekipeve cilësore të futbollit shqiptar, dy prej tyre të një kategorie më lart, siç janë Veleçiku dhe Tërbuni i kategorisë së dytë, Vllaznia e Superligës U21, si dhe Olimpik Shkodra, rivale e grupit A në kategorinë e tretë, KF Shiroka tregon qartazi se po kalon një formë shumë të mirë sportive, e cila pritet të jetë garanci në realizimin e objektivit të ngjitjes në kategorinë e dytë.

(Video) Pamjet e ndeshjes Vllaznia U21-KF Shiroka(2-4), si dhe prononcimet e trajnerit të Vllaznisë U21 Edmond Doçi, si dhe të futbollistit të KF Shirokës Rinos Peku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img