KF Shiroka-AS Himara 5-1(Shënues: Ajet Bizi 11′, Seit Çela 42′, Elidon Dulaj 48′, Gabriel Ogungbitr 60′, Sotirios Chatziiownnos 66/Andri Kaloshi 23′)
KF Shiroka vazhdon rrugen e fitoreve. Pasditen e sotme, shirokasit, kane sfiduar AC Himara me rezultatin e thelle 5 me 1.
Ndeshja e luajtur ne stadiumin “Reshit Rusi” eshte dominuar teresisht nga vendasit, te cilet shume shpejt, qe ne minuten e 11-te e shikojne veten ne avantazh me golin e shenuar nga Ajet Bizi.
Himariotet nuk dekurajohen nga goli i pesuar dhe ne minuten e 21-te fitojne nje penallti, te cilen e shperdoron Erald Lekaj.
Megjithate, dy minuta me pas, Himara arrin te barazoje rezultatin me ane te Andri Kaloshit.
Tre minuta nga mbyllja e pjeses se pare, eshte Seit Çela qe shenon per vendasit duke e mbyllur pjesen e pare 2-1 ne favor te Shirokes.
Ne 45 minutat e pjeses se dyte, Shiroka shenon edhe tre gola te tjere me autore: Elidon Dulaj 48′, Gabriel Ogungbitr 60′, Sotirios Chatziiownnos 66′ duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllet me fitoren e thelle te Shirokes, 5-1.
Me kete tre pikesh te radhes Shiroka shkon ne kuoten e 22 pikeve duke e ndjekur nga pas Partizanin B kryesues me kater pike me pak.
(Video) Pamje nga ndeshja, KF Shiroka-AS Himara, 5-1.
Gaspër MARKU