Friday, October 17, 2025

(Video) KF Shiroka, regjistron fitoren e parë në Kategorinë e Dytë. Mund 0-3, Adriatikun në transfertë me golat e Dibres, Dulajt dhe Marat Tareck

Lexo

- Reklamë -spot_img

Adriatiku 2012-KF Shiroka 0-3(Shënues: Kledi Dibra 10’, Elidon Dulaj 72’, Devessa Marat Tareck 80’) 

KF Shiroka: Lujkaj, Peku, Cambindo, Leka, Bebeziqi, Ogungbire, Vucaj, Filipi, Nenneth, Ruçi. Dibra(U aktivizuan: Dulaj, Jahaj, Hasaj, TareckJatta). Trajner: Matias Tatangelo, Ardit Mani

Javën e kaluar kemi komentuar si moment historik për KF Shirokën, i cili regjistroi ndeshjen e parë në Kampionatin Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Dytë, objektiv që e kishte që sezonin  e kaluar ku debutoi për herë të parë në Kategorinë e tretë.

Ndërkohë, pasditja e së dielës ka sjellë një tjetër moment historik për KF Shirokën, pasi klubi i formuar dhe drejtuar nga presidenti Ergi Axhani, ka regjistruar fitoren e parë në këtë kategori.

Një gjë e tillë ndodhi në Kompleksin Internacional të Tiranës, aty ku Shiroka ishte mysafire përballë ekipit Adriatik 2012, ndeshje kjo e vlefshme për javën e dytë të kategorisë së dytë.

Me një formacion ku krahas të huajve, dominonin futbollistët shkodranë, duke nisur nga portjeri Lujkaj, për të vijuar me Dibrën e Vucajn, Bebeziqin e Pekun, Leken e Ruçin, Filipin, Dulajn, Jahajn, Hasaj, nën drejtimin e dyshes së trajnerëve Tatangelo-Mani, Shiroka e dominoi tërësisht takimin nga minuta e parë deri në fund.

Një lojë me theks sulmues që u shpërblye me shënimin e tre golave në portën kundërshtare, ndërkohë që prapavija dhe portjeri Lujkaj ruajtën të paprekur rrjetën e portës së tyre shirokase.

Rrjeta e parë për KF Shirokën erdhi në minutën e 10-të me shtatlartin simpatik të lojës në ajër, Kledi Dibra, gol i cili mbylli pjesën e parë me avantazhin 0 me 1 për shirokasit.

Edhe pse në avantazh të një goli, Shiroka nuk u tërhoq në ruajtje të avantazhit, përkundrazi vijoi të sulmoj për të gjetur golin e qetesisë, të cilin e shënon me autor Elidon Dulajn në të 72-tën minutë.

Ndërkohë, për të mbyllur ndeshjen ka menduar afrikani Devessa Marat Tareck, që me golin e shënuar në minutën e 80-të vulos përfundimisht fitoren e ekipit shirokas me shifrat e pastra 0 me 3.

Me tre pikët e marra në këtë ndeshje, KF Shiroka pozicionohet në vendin e gjashtë me 3 pikë, një më pak sesa Sopoti, Besëlidhja, Erzeni, Veleçiku me 4 pikë, ndërkohë që pas dy javësh kampionat, grupin A të Kategorisë së Dytë e kryeson Luzi i Vogël 2008 me dy fitore radhazi, në kuotën e 6 pikëve.

(Video) Ndeshja, Adriatik 2012-KF Shiroka e mbyllur me fitoren e shirokasve 0 me 3.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img