Me atë çfar shfaqi në fushën e lojës, pas as më të voglin hezitim, Klubi i Futbollit Shiroka konsiderohet surpriza e këndshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë.
Skuadra e drejtuar nga trajnerët Matias Tatangelo dhe Ardit Mani, kryesoj për javë të tëra grupin A, ndërkohë që mbyllje të fazës së parë së bashku me Sopotin e Librazhdit, ndekin nga pas Besëlidhjen e cila e mbylli vitin si kryesuese.
Duke folur për Veriu Sport, zëvendëstrajneri Ardit Mani, pohon se çelësi i suksesit të kësaj Shiroke, vjen nga puna serioze, e cila nis që në krye të klubit me presidentin Ergi Axhani, kolegun e tij Ervis Domnori, për të vijuar edhe tek stafi teknik si dhe futbollistët në fushën e lojës.
Në vijim, Mani bën të ditur se viti 2026 do të ketë lajme të tjera të mira për klubin Shiroka, të ciat do të bëhen të ditura pas datës 5 janar kur skuadra të rifillojë përgatitjet duke pasur si objektiv të vetin kualifikiin në Kategorinë e Parë.
(Video) Prononcimin e plotë të zv.trajnerit të KF Shiroka, Ardit Mani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



