(Video) KF Shkodra në Turneun Ndërkombëtar të Italisë. Trajneri, Rudi Piraniqi vlerëson bashkëpunimin me homologët italianë për promovimin e elementit të ri

Katër ekipe të Klubit të Futbollit Shkodra ishin pjesë e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të zhvilluar në Itali. Pas kthimit në Shkodër, përfaqësuesi i klubit Shkodra, Rudi Piraniqi, bën të ditur se për klubin e tyre ky turne ishte shumë i rëndësishëm, pasi përfitoi në shumë aspekte.

Prej vitesh në Klubin e Futbollit Shkodra është punuar me profesionalizëm në nxjerrjen e elementit cilësor, ku krahas të tjerëve, Elsajed Hysaj është shembulli më i mirë. Në këtë këndvështrim, edhe turneu në fjalë shërbeu për promovimin e disa elementëve cilësorë.

Falë kësaj përvoje të mirëfilltë bashkëpunimi, Klubi i Futbollit Shkodra është i ftuar së shpejti në një turne tjetër shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që zhvillohet në Itali.

(Video) Intervista me trajnerin KF Shkodra, Rudi Piraniqi, pas kthimit nga Italia.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu