(Video) KF Vllaznia, falenderim për tifozërinë shkodrane që mbështeti skuadrën në “Air Albania”

Ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe në këtë të sotmen që Vllaznia luajti në kryeqytet kundër Partizanit vendas, titozëria e zjarrtë shkodrane ka qënë prezente në tribunat e stadiumit “Air Albania” duke i dhënë mbështetjen e duhur skuadrës së zemres.

Ndaj, për këtë drejtuesit e klubit kuqeblu, e shohin me vend që të përcjellin një falenderim dhe mirënjohje grupit në fjalë që mbështeti skuadrën në përballjen me Partizanin.

“Faleminderit për mbështetjen që i dhatë edhe sot ekipit tonë në ndeshjen ndaj Partizanit! Jeni të mrekullueshëm!”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu