(Video) KF Vllaznia, vizitë në Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër. Urimi për festën e Pashkës!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me rastin e festës së Pashkëve katolike, KF Vllaznia zhvilloi një vizitë në Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër.

Një moment respekti dhe urimi në këtë ditë të shenjtë, duke përcjellë vlera paqeje, bashkimi dhe mirëkuptimi.

Përfaqësuesit e klubit kuqeblu me në krye Presidentin Alban Xhaferi, i shoqëruar nga trajneri Edi Martini, drejtori sportiv Vioresin Sinani, kapiteni Bekim Balaj dhe portjeri gjerman i Vllaznisë Leon Pohls, u pritën nga Arqipeshkvi i Shkodrës Giovani Peragani dhe pjesëtarë të tjerë të Arqipeshkvisë Shkodër.

Krahas urimit të përzemërt,  Gëzuar dhe Përshumvjet Pashkët, në emër të KF Vllaznia, Presidenti kuqeblu, Alban Xhaferi i ka dhuruar Arqipeshkvit të Shkodrës Giovani Peragani, uniformën e personalizuar me simbolet e Vllaznisë.

Arqipeshkvi Giovani Peragani si dhe përfaqësues të tjerë të Kishës Katolike të Shkodrës përgëzuar pjesëtarët e klubit kuqeblu për rezultatet pozitive si kryesues të kampionatit, duke uruar që në mbylljet të sezonit Vllaznia të shpallet kampione e Shqipërisë, për të cilën morën garaci edhe nga stafi teknik se një gjë e tillë do të realizohet.

Një vizitë të tillë drejtuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia e realizuan edhe në mjediset Myftinisë Shkodër, ku duke u takuar me drejtuesit e besimit Mysliman uruan festën e Fitër Bajramit duke e konsideruar Vllazninë si pjesë e afërt e të gjithë komunitetit shkodran.

 (Video) Vizita e KF Vllaznia në Arqipeshkvinë Metropolitane Shkodër me rastin e festës së Pashkëve katolike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img