Kosova kualifikohet në finale të play-off falë një fitoreje historike në Bratislavë. Të besuarit e Fodës kanë mundur ekipin e Sllovakisë me shifrat 4-3 në një takim historik.
Kjo fitore i jep të drejtë Kosovës që të luajë finalen me Turqinë ku do të vendoset se cila mes dy kombëtareve do të shkojë në fazën finale të të Botërorit 2026.


