Suksesi i arritur në Kampionatin Botëror të Futbollit për policinë IPA, ku ekipi i Shkodrës u shpall kampion bote, ka marrë vemendjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili mesditen e sotme, ka ftuar në zyrën e tij ekipin kampion.
Ashtu si edhe vlerësimet maksimale të marra nga ana e strukturave të larta policore ndërkombëtare për organizimin model dhe mikpritjen e mbi 800 pjesëmarrësve, përfaqësues të 24 ekipeve nga vendeve të ndryshme të botës, edhe kreu i bashkisë Shkodër ka bërë të njëjtën gjë, ku merita kryesore shkon për zv.presidentin e IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori.
Por, ndërkohë, një përgëzim i veçantë në këtë takim kanë marrë edhe futbollistët e ekipit shqiptar të përfaqësuar kryesisht nga FNSH-ja e Shkodrës, ku nën drejtimin e trajnerëve Ardia Zhuraj dhe Roland Xhelili, i fituan të gjitha ndeshjet duke u shpallur kampion në të parin botëror në historinë e tij, që pikënisjen e pati nga Shkodra.
Krahas pamjes së pritjes së Bashki, Veriu Sport, sjell edhe prononcimet e zv.presidentit të IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori dhe komandantit të FNSH-së, Ermal Ajdini, një nga futbollistët më cilësor të këtij botërori, të cilët ndër të tjera, premtojnë se titullin kampion do ta mbrojnë edhe në Kampionatin e ardhshëm botëror të IPA që do të zhvillohet në Poloni.
Pamjet dhe prononcimet e plota të zv.presidentit të IPA Shqipëri, Ardian Zaganjori dhe komandantit të FNSH-së, Ermal Ajdini, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU