Vllaznia dhe Partiznai përballen sot për javën e dhjetë të Abissnet Superiore. Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në një rikthim të kuqebluve pas një muaji pauze për shkak të procesit të rimbjelles së barit.
Në konferencën e zakonshme për shtyp të dhënë si zakonisht ditë përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka pranuar se është një ndeshje e ëvshtirë, por që nga ana e tyre kanë marrë masat dhe dinë si ti mposhtin të kuqtë.
“Ka shumë optimizëm në skuadër, luajmë në shtëpinë tonë dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Duhet një performancë maksimale dhe që lojtarët të jenë të gatshëm, ata që janë kthyer kanë nisur stërvitjen gjatë javës. Këtë javë duken më mirë dhe e ndjej që energjinë e kemi aty, kemi 24 orë kohë që të përgatitemi në maksimum për ndeshjen. Për mua si trajner dhe stafin duhet të kuptojmë që është një sezon i gjatë, normal ndjehesh më mirë kur ke një ecuri pozitive, çdo detaj i vogël është deçiziv që mund të fitojmë ose humbin ndeshjen. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të kapim kreun e kampionatit, Partizani është një skuadër shumë e fortë dhe ne dimë si ti mundim ata. Është një futboll tjetër nëse luan në shtëpinë tënde, ne jemi shumë të fokusuar për ndeshjen dhe jemi të përgatitur për Partizanin”, tha ndër të tjera Brdariç.
Në vijim, njëshi i pankinës kuqeblu foli edhe për rikthimet në skuadër, lojtarët munguan ndeshjen e kaluar me Laçin.
“Stojanoviç dhe Gurishta janë mjaft mirë, Bekimi ka investuar shumë për veten e tij është një lojtar i madh, na mungoi javën e shkuar, dhe do të jetë i gatshëm për nesër. Akoma vret se çfarë ndodhi në ndeshjen me Laçin, kemi folur gjatë javës me djemtë, duhet të kemi një plan të mirë për nesër për 90 minuta.”, shtoi Brdariç,
Ndeshja, Vllaznia-Partizani, luhet mbrëmjen e së shtunës nës stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 19:30.
(Video) Prononcimin e plotë në trajnerit Thomas Brdariç, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.